• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë kanë bërë thirrje që votueist në zgjedhjet evropiane ta mbrojnë demokracinë

Presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë kanë bërë thirrje që votueist në zgjedhjet evropiane ta mbrojnë demokracinë

Berlin, 11 maj 2024 (MIA) - Presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, Frank-Valter Shtajnmaer, Serxho Matarela dhe Aleksandar van der Belen u kanë bërë thirrje votuesve në zgjedhjet evropiane në qershor ta mbrojnë demokracinë dhe vlerat e saj, njoftoi DPA.

"Shohim mbarë botën se vlerat themelore të pluralizmit, të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës, janë sjellur në pyetje, nëse jo edhe të rrezikuara haptazi", thonë tre liderët në shkrimin e përbashkët për gazetën gjermane "Tagesshpigel".

Në të ata bëjnë vërejtje se janë rrezikuar themelet e "rendit demokratik".

"Evropa e bashkuar do të ishte e paimagjinueshme pa demokracinë. Me pjesëmarrje në zgjedhje i mbrojmë instituconet liberale, sundimin e së drejtës, vlerat e tona themelore dhe lirinë tonë të përbashkët. Votimi është i thjeshtë, por mjet i fuqishëm për përforcimin dhe konsolidimin e këtij modeli", shtuan Shtajnmaer, Matarella dhe Van der Belen.

Zgjedhjet për Europarlamentin do të mbahen nga 6 deri 9 qershor. Jehona në votim zakonisht është mjaftë e ulët. Në vitin 2019 në BE mesatarisht ishte 50,7 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR