• e martë, 02 korrik 2024

Presidentët e Egjiptit dhe Iranit biseduan për Gazën

Presidentët e Egjiptit dhe Iranit biseduan për Gazën

Teheran, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Presidentët e Egjiptit dhe Iranit, Abdel Fatah Al Sisi dhe Ebrahim Raisi, biseduan me telefon për ngjarjet në Gazë dhe gjasat për ripërtëritjen e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve, publikoi televizioni shtetëror iranian.

Dy presidentët për herë të parë u takuan në nëntor në margjinat e Samitit të përbashkët të jashtëzakonshëm arabo-islamik në Riad.

"Raisi tha se Irani ëshët i gatshëm t'i ofrojë të gjitha kapacitet e veta për ndërprerjen e gjenocidit të regjimit cionist dhe të dërgojë ndihmë për palestinezët", publikoi televizioni shtetëror iranian.

Egjipti dhe Irani kanë pasur mjaftë mosmarrëveshje në dekadat e fundit, edhe pse kanë mbajtur kontakte të caktuara diplomatike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR