• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Prej nesër reshje më intensive shiu, me stuhi të mundshme dhe erëra të forta

Prej nesër reshje më intensive shiu, me stuhi të mundshme dhe erëra të forta

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje të dendura shiu, paraqitje të bubullimave dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të lëviz në intervalin prej 6 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme të shiut. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm (mbi 20 l/m2 në një kohë të shkurtër), paraqitje të bubullimave dhe erëra të forta (mbi 70 km/h). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR