• e premte, 27 dhjetor 2024

Prajs: Uashingtoni e mbështet Lituaninë lidhur me kërcënimet nga Moska

Prajs: Uashingtoni e mbështet Lituaninë lidhur me kërcënimet nga Moska
Uashington, 21 qershor 2022 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shprehën mbështetje për anëtarësimin e Lituaninë, lidhur me kërcënimet e Rusisë kundër Vilniusit, e cila ka vendosur kufizime për disa mallra të cilat kalojnë nëpër territorin e saj për enklavën ruse Kaliningrad. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ned Prajs përsëriti se Uashingtoni e mban përkushtimin e saj sipas nenit 5 nga marrëveshja për NATO-n, i cili parashikon se sulmi i vendit aleat është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s. "Ne i mbështesim të gjithë aleatët tanë në NATO dhe e mbështesim Lituaninë", tha Prajs. Ai e përshëndeti zbatimin e sanksioneve evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit rus ndaj Ukrainës. "E forcojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e Aleancës, e forcojmë degën lindore të NATO-s, veçanërisht në ato vende të cilat janë në radhët e para të kërcënimeve të Rusisë", tha Prajs. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR