• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pothuajse 300 personalitete të famshme franceze mbështetën demonstratat kundër reformave pensionale

Pothuajse 300 personalitete të famshme  franceze mbështetën demonstratat kundër reformave pensionale

Paris, 23 mars 2023 (MIA) - Pothuajse  300 personalitete të famshme franceze, duke përfshirë aktoren Zhiliet Binosh dhe regjisorin Sedric Klapis, u shprehën sot kundër reformave të pensioneve në një letër të hapur në gazetën e përditshme "Liberasion", duke iu bashkuar nobelistes Ana Erno, e cila tashmë shprehu kundërshtimin e saj në janar.

Bi-Bi-Si raporton se vlerësimi i tyre është se reforma është e padrejtë dhe joefektive.

Nënshkruesit e letrës së hapur theksuan se e dinë se nuk është e mundur të punohet më gjatë kur ka një numër në rritje të të papunëve, në kushte të pasigurta dhe në rrezik për të vdekur para daljes në pension.

“Zoti President,  solidarizohemi me ata që grevojnë dhe demonstrojnë me arsye të mirë kundër këtij ligji të padrejtë dhe jopopullor”, theksojnë nënshkruesit.

Kryeministrja franceze Elisabet Born javën e kaluar  përdori një procedurë të veçantë kushtetuese për të shtyrë në parlament pa votim një projekt-ligj jopopullor të reformave  pensionale që do të rriste moshën e plotë të pensionit për dy vjet, nga 62 në 64.

Presidenti francez Emanuel Makron njoftoi dje se ligji do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, pavarësisht nga pakënaqësia në rritje në të gjithë vendin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR