• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pothuajse 100 persona humbën jetën ose janë zhdukur në Meksikë pas uraganit Otis

Pothuajse 100 persona humbën jetën ose janë zhdukur në Meksikë pas uraganit Otis

 Meksikë, 30 tetor 2023 (MIA) -  Pothuajse 100 persona humbën jetën ose janë zhdukur në Meksikë pasi uragani Otis, stuhi e kategorisë së pestë, goditi pushimoren Akapulko të Paqësorit javën e kaluar, kumtuan sot autoritetet në shtetin Gerero, të cituar nga mediat britanike.

Otisi e goditi Akapulkojn të mërkurën me erëra me një shpejtësi prej 266 kilometra në orë, duke shkaktuar përmbytje, duke rrëzuar çati të shtëpive, hoteleve dhe ndërtesave të tjera, duke përmbytur automjete dhe duke ndërprerë telekomunikimet, lidhjet rrugore dhe ajrore deri në pushimore. 

 Evelin Salgado, guvernatorja e shtetit Gerero, ku ndodhet Akapulko, deklaroi  duke iu referuar prokurorisë, se 45 persona u konfirmuan të vdekur dhe 47 janë të zhdukur. Ajo bëri të ditur mëngjesin e djeshëm se 43 persona kanë humbur jetën.

Më pas, dje në orët e pasdites, autoritetet bënë të ditur se numri i të vdekurve është rritur në 48, prej të cilëve 43 në Akapulko dhe pesë në qytetin e afërt të Kojuka de Benitez. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR