• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pothuajse 10 milionë etiopianë po përballen me urinë për shkak të luftës dhe thatësirës

Pothuajse 10 milionë etiopianë po përballen me urinë për shkak të luftës dhe thatësirës

Adis Abeba, 9 shkurt 2024 (MIA) - Pothuajse 10 milionë etiopianë po përballen me urinë ekstreme në rajonin e Amharas dhe Tigras për shkak të konflikteve ushtarake dhe thatësirës së madhe, njoftoi sot shoqata bamirëse britanike Oksfam.

Në raportin e autoriteteve federale thuhet se në ato rajone deri tani nga uria jetën e kanë humbur rreth 400 persona. 

Oksfam thekson se e gjithë Etiopia veriore, nëse përpjekjet për ndihmën humanitare nuk intensifikohen, do të përballet me një katastrofë humanitare.

Mungesa e financave dhe konfliktet e armatosura në rajonin e Ahmaras kanë penguar përpjekjet humanitare.

Vitin e kaluar KB-ja arriti të mbledhë vetëm një të tretën e katër miliardë dollarëve të nevojshme (3.7 miliardë euro) të nevojshme për Etiopinë.

Autoritete lokale në provincën Tigraj thonë se ekziston një kërcënim i madhë nga uria ekstreme masive, por qeveria federale e ka hedhur poshtë këtë mundësi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Фото: МИА архива



 

QËNDRONI TË LIDHUR