• e shtunë, 23 nëntor 2024

Portali "Hill": Ushtarët izraelitë kanë hyrë në qytetin Gazë

Portali

Gazë, 3 tetor 2023 (MIA) - Ushtarët izraelitë kanë hyrë në qytetin Gazë, pasi kanë përfunduar me rrethimin e zonës së qytetit në të cilin ndodhet grupi militant palestinez Hamas, transmeton sot portali amerikan "Hill".

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari deklaroi se, pas rrethimit të Gazës, anije luftarake dhe aeroplanë tani po ndihmojnë këmbësorinë dhe mjetet e blinduara të sulmojnë qendrat e komandës dhe kontrollit, si dhe vendet e lëshimit të raketave dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit.

Hagari shtoi se njësitë inxhinierike po punojnë gjithashtu për "shkatërrimin dhe neutralizimin" e eksplozivëve dhe pajisjeve të tjera të rrezikshme për të lejuar trupat të hyjnë të sigurta në zonë.

“Forcat tona po i vrasin terroristët, siç thonë, në luftime ball për ball, në çdo vend ku është e nevojshme, në vendet më të vështira, ndërsa ushtarët izraelitë udhëheqin fjalën kryesore”, tha Hagari në konferencë për shtyp.

Shefi i Shtabit të pëgjithshëm Herzi Halevi dje deklaroi se forcat izraelite po kryejnë operacione në zemër të qytetit të Gazës dhe po luftojnë ball për ball.

"Një pjesë e forcave tona luftojnë në zonat urbane, kjo kërkon profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe shumë forcë", tha Halevi.

Pushtimi i qytetit Gazë vjen vetëm disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pozoi me trupat dhe tha se trupat izraelite ishin në periferi të qytetit të Gazës dhe ishin gati të "përparonin dhe të fitonin".

"Asgjë nuk do të na ndalojë, tha Netanjahu në platformën X.

Hyrja e Izraelit në qytetin e Gazës erdhi më pak se një javë pasi NetanJahu njoftoi një "fazë të dytë" të luftës dhe një zgjerim të operacioneve tokësore në Gaza.

Sipas IDF-SË, të paktën 23 ushtarë izraelitë janë vrarë në ofensivën tokësore deri më tani. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR