• e enjte, 26 dhjetor 2024

Polonia refuzoi të mbështesë deklaratën e përbashkët të BE-së në Granadë me një tekst për emigrantët

Polonia refuzoi të mbështesë deklaratën e përbashkët të BE-së në Granadë me një tekst për emigrantët

Granada, 6 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Polonisë Mateush Moravjecki sot njoftoi se Varshava refuzoi të mbështesëë tekstin për emigrantët në deklaratën e përbashkët të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fund të Samitit Evropian në qytetin spanjoll të Granadës.

Si rezultat i kësaj, në deklaratën e përbashkët do të përfshihet vetëm lënda për zgjerimin e BE-së. 

Samiti në qytetin jugor të Spanjës, Granadë, u mbajt në dy formate - atë të Komunitetit politik evropian dhe atë të BE-së.

"Si politikan përgjegjës, refuzoj që ta mbështes tërë qëndrimin nga konkluzionet e takimit lidhur me emigracionin", ka shkruar Moravjecki në platformën sociale Iks. 

Përfaqësuesi zyrtarë i BE-së deklaroi se kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel, do të japë deklaratë të veçantë për emigracionin. 

Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda dje në konferencën e përbashkët për mediat deklaroi se Polonia është kundër çdo marrëveshjeje që përfshin rishpërndarjen e emigrantëve. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR