• e enjte, 26 dhjetor 2024

Polonia nuk përjashton sulm rus ndaj ndonjë prej anëtarëve të NATO-s

Polonia nuk përjashton sulm rus ndaj ndonjë prej anëtarëve të NATO-s

Varshavë, 5 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendës-kryeministri i Polonisë dhe ministri i Mbrojtjes, Vlladisllav Koshnjak-Kamish për mediat polake deklaroi se po shqyrtojnë të gjitha skenarët, madje edhe ato më të errëta, që Rusia të hyjë në konflikt të hapur ushtarak me NATO-n, duke sulmuar një nga anëtarët e saj.

"I marrë marrë parasysh të gjitha skenarët, ndërsa më seriozisht i konsideroj më të këqijat. Këto nuk janë vetëm fjalë boshe. Situata në botë është shumë serioze. Jo vetëm në Ukrainë, egziston edhe rajoni i Detit të Kuq dhe Oqeani Paqësor. Duhet të jemi gati për çdo skenar", deklaroi Koshnjak-Kamish në intervistë për gazetën polake "Super Ekspert".

Qeveria e re proevropiane e kryeministrit Donald Tusk u zotua se do të vazhdojë me modernizimin dhe përforcimin e armatës polake dhe përshpejtimin e furnizimit të armës, mirëpo do të shqyrtojë marrëveshjet e nënshkruara, kryesisht me Korenë e Jugut nga qeveria e mëparshme.

Shefi i diplomacisë polake Radoslav Shikorski, gjithashtu, nuk e përjashton skenarin që Rusia të sulmojë NATO-n, por ai për edicionin polak të javores "Njuzvik" deklaroi se vetëm njëri e di nëse dhe kur do të shpërthejë luftë me Rusinë - presidenti rus Vlladimir Putin.

"Megjithatë, shpresoj se ai nuk do të jetë aq i çmendur që të sulmojë NATO-n. Nuk dua të kanosem me rrezik këtu, por qartë në Gjermani, Suedi dhe disa vende tjera, fjalori po ndryshon. Flitet për gatishmëri për luftë, me çka në dekadat e fundit do të përfundonte karriera e çdo politikani, i cili do të thoshte një gjë të tillë", tha Shikorski.

Ai ka kritikuar Perëndimin që nuk ka vërejtur se Putini lufton me të 15 vjet dhe se presidenti rus po përgatitet sistematikisht për këtë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR