• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Polonia nuk e lejoi Ukrainën të përfshihet në hetimin e rënies së raketës në fshatin Përzhevodov

Polonia nuk e lejoi Ukrainën të përfshihet në hetimin e rënies së raketës në fshatin Përzhevodov
Varshavë, 26 tetor 2022 (MIA) - Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda hodhi poshtë sot kërkesën e Ukrainës për t'iu bashkuar menjëherë hetimeve për shpërthimin e djeshëm dhe rënien e një rakete që vrau dy persona në fshatin polak Përzhevodov afër kufirit me Ukrainën. "Hetimi i deritanishëm polak dhe amerikan tregon se bëhet fjalë për rënien e një rakete kundërajrore ukrainase. Presidenti amerikan Xho Bajden propozoi sonte që hetimi të bëhet aleat dhe të kryhet nga hetuesit polakë dhe amerikanë. "Nëse dikush dëshiron t'i lejojë ata në një hetim, palët amerikane dhe polake duhet së pari të bien dakord për këtë", tha Duda sot në një konferencë për shtyp pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Më herët, para takimit, presidenti Duda dhe kryeministri Mateush Moravjecki njoftuan se ishte shumë, shumë e mundshme që raketa që ra pranë depos së grurit në fshatin kufitar Përzhevodov ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të kapur raketat ruse gjatë një sulmi masiv bombardimi mbi Ukrainë dhe aksidentalisht zbarkoi në Poloni. "Nuk ka asgjë që tregon se ishte një sulm i qëllimshëm. Të martën, Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës hodhën raketa në drejtime të ndryshme. Nuk ka pasur shpërthim klasik, por vetëm rënia e raketës me shpërthimin e karburantit që pasoi", theksoi Duda. Paraprakisht edhe Moravjecki theksoi se ishte një aksident dhe jo një sulm raketor rus ndaj Polonisë, siç tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski për incidentin. Autoritetet ukrainase kërkuan sot që Polonia t'i përfshijë menjëherë në hetim dhe të dërgojë menjëherë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe rojet kufitare në terrenin ku ndodhi shpërthimi dhe pretendojnë se kanë prova se ka gjurmë ruse. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR