• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Polonia nuk do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

Polonia nuk do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

 Varshavë,,29 nëntor 2023 (MIA)  -  Polonia sot njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, për shkak se është ftuar ministri rus i Punëve të Jashtme  Sergej Lavrov.

 Ministri polak i Punëve të Jashtme Shimon Shinkovski vel Sek deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili fillon nesër,  e as nuk do të dërgojë ndonjë nga zëvendësit e tij në Shkup, lajmëruan disa agjenci botërore.

 "Thjesht nuk mund ta injorojmë faktin që ministri rus i Punëve të Jashtme do të jetë i pranishëm në tryezën e organizatës e cila duhet të ndërtojë paqe dhe siguri në Evropë", tha ministri polak.

Duke e quajtur  praninë e Lavrovit "të papranueshme",  Shinkovski vel Sek shtoi se Polonia e ndan qëndrimin e vendeve baltike, të cilat paraprakisht paralajmëruan se do ta anashkalojnë takimin e OSBE-së. 

 "Vendi i Lavrovit është në tribunalin special, e jo në tryezën e OSBE-së", deklaroi  dje ministri estonez i Punëve të Jashtme Margus Cakhna, duke e shpjeguar  hapin e përbashkët të vendit të tij dhe kolegëve baltikë, Lituanisë dhe Letonisë.

Edhe Ukraina do ta bojkotojë konferencën e sivjetme  ministrore për shkak të pranisë së Lavrovit. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR