• e premte, 27 dhjetor 2024

Polonia e konfiskoi ndërtesën e gjimnazit rus në Varshavë

Polonia e konfiskoi ndërtesën e gjimnazit rus në Varshavë

Varshavë, 29 prill 2023 (MIA) - Polonia sot e konfiskoi ndërtesën e gjimnazit rus në Varshavë, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë.

"Kjo ndërtesë që tani u takon autoriteteve të qytetit të Varshavës", deklaroi Lukash Jasina, përfaqësues i Ministrisë pas konfiskimit nga përmbaruesit gjyqësorë në emër të autoriteteve të qytetit.

Ambasadori rus në Poloni tha se "kjo është një mënyrë e pazakonshme" dhe se Rusia do të përgjigjet në bazë të "parimit të reciprocitetit".

"Kjo është vepër e paligjshme, ndërhyrje në një lokacion diplomatik", deklaroi ambasadori rus në Varshavë, Sergej Andreev.

QËNDRONI TË LIDHUR