• e shtunë, 23 nëntor 2024

Polonia dhe tre shtetet baltike paralajmëruan se do ta mbyllin kufirin e tyre me Bjellorusinë në rast të incidenteve

Polonia dhe tre shtetet baltike paralajmëruan se do ta mbyllin kufirin e tyre me Bjellorusinë në rast të incidenteve

Varshavë, 28 gusht 2023 (MIA) - Katër vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së - Polonia dhe tre vendet baltike - Lituania, Letonia dhe Estonia sot paralajmëruan se do t'i mbyllin kufijtë e tyre me aleatin rus, Bjellorusinë në rast të incidenteve të ndryshme ushtarake ose presionit të fuqishëm nga migrantët nën ndikimin e Minskut.

Ministrat e Punëve të Brendshme të katër vendeve në deklaratë të përbashkët kumtuan se vërejnë tensione në rritje në kufijtë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian me Bjellorusinë, e cila pranoi mijëra mercenarë rë grupit paramilitar rus "Vagner" dhe i inkurajon migrantët nga Lindja e Afërt dhe Afrika për hyrje në BE edhe krahas bllokadave.

Katër anëtaret e NATO-s dhe BE-së, të cilët e përkrahin Ukrinën në luftën kundër pushtimit rus, kërkuan nga autoritetet e Bjellorusisë që menjlherë t'i largojnë mercenarët të grupit "Vagner" nga territori i saj.

Këto shtete po ashtu kërkuan nga Minsku t'i largojë migrantët nga rajonet kufitare dhe t'i kthejë në vendet e tyre amë, duke paralajmëruar se do të vijojë reagim i shpejtë në rast të incidentit ushtarak ose derdhjes së madhe të migrantëve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR