• e enjte, 26 dhjetor 2024

Poloni: Tusk akuzoi Dudën për pengim të drejtësisë

Poloni: Tusk akuzoi Dudën për pengim të drejtësisë

Varshavë, 9 janar 2024 (MIA) - Pasi sot në pallatin e presidentit polak, Andzhej Duda u panë dy politikanë që duhet të vuanin dënimet me burg, kryeministri polak Donald Tusk akuzoi presidentin për pengim të drejtësisë.

Tusk paralajmëroi se edhe Duda edhe udhëheqësi i partisë nacionaliste Ligji dhe Drejtësi, Jaroslav Kaçinski mund të ishin përgjegjës për pengimin e drejtësisë.
"Situata është e pabesueshme. Personat e dënuar duhet të dërgohen në burg, por ata zgjodhën një vend tjetër, më të rehatshëm – pallatin presidencial", tha Tusk.

Disa javë pasi LD-ja erdhi në pushtet në vitin 2015, Duda lëshoi ​​një falje për Mariush Kaminski i cili u dënua për abuzim me ndikimin politik, duke e lejuar atë të bëhej ministër i brendshëm.

Avokatët polakë pyetën më pas se si Duda mund të vendoste për faljen përpara vendimit përfundimtar të gjykatës së Apelit.
Në procedurën para gjykatës së Apelit u vendos rihapja e çështjes dhe dhjetorin e kaluar Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Vasik u dënuan me dy vjet burg për shpërdorim të pushtetit politik. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR