• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Politiko": Ukraina dhe Moldavia me siguri në qershor do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE

Bruksel, 21 maj 2024 (MIA) - Qëllimi i Bashkimit Evropian është t'i fillojë bisedimet zyrtare për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë në Samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet më 25 qershor, njofton "Politiko", duke u thirrur në diplomatë anonim.

Bisedimet me Ukrainën dhe Moldavinë janë paralajmëruar në dhjetor, por hapi ligjor për fillimin e tyre u zgjat për disa muaj për shkak të frikës se Hungaria mund të kundërshtonte, si dhe zgjerimi i BE-së nuk ishte temë kryesore e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian.

Dritë jeshile zyrtare për fillimin e negociatave qasëse me BE-në do të ishte një nxitje e madhe për Ukrainën, e cila është në vitin e tretë të luftës.

"Marrëdhënia e Kievit me Evropën ka qenë një pretekst që presidenti rus Vladimir Putin të përpiqet ta rikthejë Ukrainën në orbitën ruse, kështu që rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE duket si drejtësi poetike", thekson "Politiko".

Pengesa kryesore në rrugën e integrimit evropian të Kievit është ende Hungaria e cila është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR