• e shtunë, 23 nëntor 2024

Politiko: SHBA-ja kërkon që Izraeli t'u japë fund sulmeve në Gazë deri në fund të vitit

Politiko: SHBA-ja kërkon që Izraeli t'u japë fund sulmeve në Gazë deri në fund të vitit

 Nju-Jork, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Portali informativ amerikan "Politiko" raportoi se qeveria amerikane i ka dhënë afat Izraelit deri në fund të vitit që t'i ndalojë sulmet në Gazë.

 Duke cituar tre zyrtarë anonimë në Izrael, "Politiko" shkruan se Administrata e Xho Bajdenit i ka dhënë afat Izraelit deri në fund të vitit t'u japë fund sulmeve në Gazë".

Thuhet se këtë afat e ka theksuar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni gjatë vizitës së tij në Tel Aviv më 30 nëntor. 

 U raportua se autoritetet izraelite i kanë ndarë me Blinken "planet mujore" për sulmet në Gazë, të cilave Blinkeni dyshohet se u përgjigj "nuk keni aq shumë kredi".

 "Uollstrit zhurnal" raportoi se e gjatë vizitës, Blinkeni ka dhënë një vlerësim në kabinetin ushtarak izraelit se "sulmet duhet të përfundojnë për disa javë, e jo në muaj".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR