• e enjte, 26 dhjetor 2024

Politiko: Prokurori publik evropian heton korrespondencën midis Fon der Lajenit dhe shefit të Fajzerit

Politiko: Prokurori publik evropian heton korrespondencën midis Fon der Lajenit dhe shefit të Fajzerit

Bruksel, 1 prill 2024 (MIA) - Zyra e Prokurorit publik evropian (EPPO) po heton akuzat për vepër penale në lidhje me negociatat për vaksinat midis kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe drejtorit ekzekutiv të Fajzerit, deklaroi zëdhënësi i prokurorisë në Liezh, raporton Politiko. 

Ata po hetojnë korrespondencën mes kreut të Komisionit Evropian dhe kreut të kompanisë farmaceutike “Fajzer”, Albert Burle.

Në muajt e fundit, hetuesit morën hetimin nga prokurorët belgë të cilët po hetonin Fon der Lajen për "ndërhyrje në punët publike, shkatërrimin e sms porosive, korrupsioni dhe konflikt të interesit”, sipas dokumenteve ligjore që ka pasur mbikëqyrje “Politiko” dhe zëdhënësi i Prokurorisë në Liezh. Edhe pse prokurorët e EPPO-së po hetojnë krimet e mundshme, askush nuk është akuzuar ende në lidhje me rastin.

Hetimi u hap fillimisht nga autoritetet belge në fillim të vitit 2023, pas një ankese penale të paraqitur nga lobisti vendas Frederik Baldan. Më vonë asaj iu bashkuan qeveria hungareze dhe ajo polake, megjithëse qeveria polake është në proces të tërheqjes së ankesës së saj pas fitores zgjedhore të qeverisë pro-evropiane të udhëhequr nga Donald Tusk, deklaroi zëdhënësi i qeverisë në Varshavë për Politiko. 

Komisioni Evropian deri më tani ka shmangur dhënien e ndonjë informacioni zyrtar për rastin dhe nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e korrespondencës së diskutueshme mes Fon der Lajenit dhe Burles.

Marrëveshja e furnizimit të vaksinave të Fajzer me një vlerë prej 20 miliardë dollarësh u interpretua si një nga triumfet më të mëdha të Ursula fon der Lajenit. Ndërkohë, rezultoi se porosia ishte jorealisht e madhe, për këtë arsye vlera e dozave të “dështuara” llogaritet në katër miliardë euro.

Ankesa e Baldanit u fokusua në një shkëmbim të supozuar të sms porosive midis fon der Lajenit dhe shefit të Fajzerit, Albert Burla në prag të marrëveshjes më të madhe të BE-së për vaksinat në kulmin e pandemisë "Kovid-19" në aferën e quajtur "Fajzergrejt". 

Lajmi se EPPO tani po heton rastin rrezikon një shqyrtim të mëtejshëm të rolit të kryetares së Komisionit në marrëveshjen rreth vaksinës, e cila kishte një vlerë të vlerësuar prej mbi 20 miliardë euro. EPPO kryen hetime pan-evropiane për krimin financiar dhe teorikisht mund të sekuestrojë telefona dhe materiale të tjera përkatëse nga zyrat e Komisionit ose në vende të tjera në Evropë, siç është Gjermania e lindjes së Fon der Lajenit, thekson Politiko. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR