• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Politiko: Meloni planifikon që ta udhëheq Evropën dhe të krijojë marrëdhënie të mira me Trampin

Politiko: Meloni planifikon që ta udhëheq Evropën dhe të krijojë marrëdhënie të mira me Trampin

Romë, 15 mars 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni planifikon që ta udhëheq Evropën dhe të krijojë marrëdhënie të mira me ish presidentin amerikan dhe kandidatin e mundshëm republikan për president Donal Tramp, shkruan Politiko.

Siç theksohet, Meloni është angazhuar që BE-ja të sigurojë mbështetje të të palëkundur për Ukrainën dhe ka lobuar së bashku me liderët tjerë të krahut të djathtë, Unioni t'i anulojë kufizimet e planifikuara për përdorimin e pesticideve dhe të zvogëlojë pakon e masave për të luftuar ndryshimet klimatike.

Meloni, gjithashtu, është përpjekur për strategjinë e migracionit e BE-së që të zhvendoset drejt pagesës së vendeve të treta për t'i mbrojtur emigrantët jashtë kufijve të Unionit.

Gjithashtu, thuhet se ajo vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm tek përfaqësuesit e lartë të BE-së, siç është kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen.

Kryeministrja italiane të dielën do të vizitojë Egjiptin së bashku me Fon der Lajenin e cila do të nënshkruajë marrëveshjen e migracionit, sipas së cilës BE-ja do t'i paguajë Egjiptit 7.4 miliardë euro për mbështetje të financave qeveritare dhe parandalimin e migracionit.

Për shkak të mospajtueshmërisë midis Brukselit dhe Hungarisë rreth ndihmës për Ukrainën, shton, Meloni ndihmon që të bind kryeministrin hungarez Viktor Orban që të miratojë pakon e ndihmës prej 50 miliardë euro për Ukrainën. Në qershor, evropianët do të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian e cila me gjasë do të rezultojë në një bllok të zgjeruar të krahut të djathtë në Parlament. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR