• e shtunë, 23 nëntor 2024

Politiko: Hungaria ka vendosur kusht për zhbllokimin e pakos së ndihmës financiare për Ukrainën

Politiko: Hungaria ka vendosur kusht për zhbllokimin e pakos së ndihmës financiare për Ukrainën

Budapest, 9 janar 2024 (MIA) - Hungaria ka sinjalizuar se mund të heqë veton e pakos financiare të Bashkimit Evropian për Ukrainën me vlerë prej 50 miliardë euro, nëse financimi vlerësohet dhe votohet në nivel vjetor, shkruan portali "Politiko", duke cituar agjencinë Ukrinform.

Budapesti ka sinjalizuar se mund të heqë veton përderisa Këshilli Evropian njëzëshëm ka mbrojtur financimin e nivelit vjetor, theksuan tre diplomatë evropianë.

Politiko thekson se kjo do t'i jepte kryeministrit hungarez Viktor Orban mundësi që të bllokojë financimin evropian për Ukrainën çdo vit, si dhe të kërkojë lëshime nga Brukseli në këmbim të heqjes së vetos.

Portali thekson se disa diplomatë evropianë kanë mbetur skeptik, duke shtuar se vendimi për të ofruar ndihmë në bazë vjetore nuk do të sigurojë parashikueshmërinë e Ukrainës.

"Në kuadër të buxhetit shtatëvjeçar të BE-së është një korrnizë shumëvjeçare dhe nuk mund të ndryshojë çdo vit", tha një nga tre diplomatët evropian.

Ukrionform njofton se ndihma financiare e BE-së për Ukrainën do të shqyrtohet në senacën e nesërme në prezencë të përfaqsuesve të përhershëm në Këshillin e BE-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR