• e shtunë, 23 nëntor 2024

Politiko: BeH do të hapë negociatat me BE-në, por vazhdimi i procesit është fuqishëm i kushtëzuar

Politiko: BeH do të hapë negociatat me BE-në, por vazhdimi i procesit është fuqishëm i kushtëzuar

Sarajevë, 20 mars 2024 (MIA) - Liderët evropian janë të gatshëm të japin "dritën jeshile" për hapjen e negociatave qasëse me Bosnje dhe Hercegovinën, thuhet në draft- dokumentin e datës 19 mars në të cilin ka pasur qasje revista “Politiko”, transmeton Kliks.

Bashkimi Evropian i dha Bosnje e Hercegovinës statusin e kandidatit në dhjetor të vitit 2022. Javën e kaluar, Komisioni Evropian dha mesazh pozitiv për fillimin e negociatave zyrtare qasëse që liderët e Këshillit Evropian tani planifikojnë t'i ndjekin.

Teksti përfshin kushtet për negociatat qasëse, duke thënë se pjesa tjetër e procesit mund të ndodhë vetëm "pasi të jenë ndërmarrë hapat përkatës në rekomandimin e Komisionit të 12 tetorit 2022", që do të thotë se BeH duhet të bëjë më shumë përparim në detyrat e shtëpisë përpara se të mund të hyjë në bllok", thotë Kliks.

Drafti aktual do të shqyrtohet nga ambasadorët e BE-së të mërkurën dhe krerët e BE-së të enjten. Disa diplomatë kanë qenë optimist se liderët në fund do të miratojnë kursin aktual për BeH-në.

Para seancës së Këshillit Evropian të së enjtes, shtatë vende evropiane u bënë thirrje homologëve të tyre të ndiqnin rekomandimet e Komisionit Evropian për Bosnje e Hercegovinën.

Austria, Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia thanë se blloku duhet të "shfrytëzojë momentin dhe mundësinë e tanishme", ndërsa Gjermania u bashkua në mbështetjen e saj. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR