• e mërkurë, 17 korrik 2024

"Politiko": Anëtarët e PE-së kërkuan që Hungarisë t'i hiqet e drejta e votës në BE për shkak të udhëtimeve të kryeministrit të atij vendi në Rusi dhe Kinë

Strasburg, 16 korrik 2024 (MIA) - Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkuan që t'i hiqet e drejta për të votuar Hungarisë në BE për shkak të udhëtimeve të kryeministrit të vendit në Rusi dhe Kinë, raporton "Politiko".

Në letrën e arritur nga redaktorët e botimit, 63 eurodeputetë i drejtohen kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Në të ata shkruhet se kryeministri hungarez Viktor Orban "ka shkaktuar tashmë dëme të konsiderueshme duke përdorur dhe abuzuar me rolin e presidencës së BE-së".

Hungaria mori presidencën e radhës të Këshillit të BE-së nga Belgjika më 1 korrik. Që atëherë, Orbani ka ndërmarrë "misione paqeruajtëse" të vetme në Kiev, Moskë, Pekin dhe Uashington dhe pa u autorizuar për ta bërë këtë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR