• e shtunë, 23 nëntor 2024

Politiko: Aktakuza kundër Trampit për ryshfet do të parashtrohet deri të mërkurën

Politiko: Aktakuza kundër Trampit  për ryshfet do të parashtrohet deri të mërkurën

Uashington, 20 mars 2023 (MIA) - Përfaqësues të shërbimeve amerikane për zbatim të ligjit sot u takuan në Menhetën për të biseduar për aktakuzën kundër ish-presidentit amerikan, Donald Tramp, që mund të parashtrohet ose sonte ose më së voni deri të mërkurën, si dhe për arrestimin e tij të mundshëm, mes tjerash, edhe për shkak të ryshfetit ndaj yllit të pornos, Stormi Daniels gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016, lajmëroi faqja amerikane "Politiko", duke iu referuar tre burimeve anonime të përfshira në rast.

Në takimin në selinë e Administratës policore të Nju-Jorkut (NYPD), krahas përfaqësuesve të këtij reparti, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shërbimit sekret amerikan, nëpunës gjyqësorë dhe nëpunës nga zyra e prokurorit të qarkut Menhetën, Alvin Breg.

"Do të bisedojmë për atë se si ta arerstojmë Trampin", deklaroi burimi, duke shtuar se ende nuk është sjellë vendim përfundimtar.

Zyra e prokurorit të qarkut menhetën, Alvin Breg po e heton pagesën e fshehtë prej 130.000 dollarëve, të bërë nga Majkëll Koen, ish-bashkëpunëtor i afërt i Trampit, për yllin e pornos, Srormi Daniels gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016.

Kur aktakuza e vulosur do t'i parashttrohet gjykatësit, prokuroria do të bisedojë për atë se si Trampi të dorëzohet, deklaroi një funksionar anonim gjyqësor, duke shtuar se nëse Trampi nuk dorëzohet, pas tij do të shpallet fletë-arrest.

Trampi të shtunën vetë kumtoi se, sipas informatave të rrejdhura, pret të arrestohet të martën dhe me atë rast u bëri thirrje ithtarëve për protesta.

Zëdhënësi i Trampit, mes tjerash, tha se ish-presidenti nuk ka qenë i informuar për kurfarë arestimi të ardhshëm. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR