• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Politika: Bajden në mënyrë të fshehtë i ka dhënë leje Ukrainës që të kryejë sulme në rusi me armë amerikane

Politika: Bajden në mënyrë të fshehtë i ka dhënë leje Ukrainës që të kryejë sulme në rusi me armë amerikane

Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden në mënyrë të fshehtë i ka dhënë leje Ukrainës të kryejë sulm në Rusi, posaçërisht në afërsi të rajonit Harkov, duke përdorur armë të siguruar nga SHBA-ja, deklaroi sot një funksionar amerikan dhe dy persona tjerë, të cilët kanë pasur informata për këtë çështje, publikoi Politiko.

Sipas portalit nga Brukseli, ky është ndryshim i madh që do t'i ndihmojë Ukrainës më mirë ta mbrojë qytetin e dytë sipas madhësisë.

"Presidenti paradokohe i imponoi ekipit të tij të sigurojë që Ukraina të përdor armë amerikane në Harkov, për t'iu përgjigjur forcave ruse, të cilat i sulmojnë ose përgatitetn t'i sulmojnë", tha funksionari amerikan, duke shtuar se politika për leje të goditjeve në territorin rus, "nuk ka ndryshuar". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR