• e premte, 27 dhjetor 2024

Policia turke ka arrestuar 54 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste "Shteti Islamik"

Policia turke ka arrestuar 54 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste

 Ankara, 26 nëntor 2024 (MIA) - Policia turke ka arrestuar 54 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste "Shteti Islamik" (SHI) gjatë një sërë operacionesh në mbarë vendin, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja.

 Operacionet u zbatuan në 18 provinca, duke përfshirë Afionkarahisar, Ajdin, Manisa, Bursa dhe Stamboll, raportoi Jerlikaja në Platformën Iks.

"Në operacionet 'GURZ-27' kundër organizatave terroriste PKK/KCK-PID/IPG në 30 provinca, janë arrestuar 231 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste... Do ta vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë derisa të neutralizohet terroristi i fundit", tha ministri turk.

 Ai deklaroi se prokuroria ka nisur hetimet ndaj të dyshuarve. Qeveria turke e cilësoi SHI-në organizatë terroriste në vitin 2013, duke e akuzuar atë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse në vend që nga viti 2015, duke përfshirë një sulm në janar në një kishë katolike romake në Stamboll, ku humbi jetën një persson.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR