• e enjte, 18 korrik 2024

Policia te sulmuesja në shkollën në Neshvill ka gjetur plane për sulme të tjera

Policia  te sulmuesja në shkollën në Neshvill ka gjetur  plane për sulme të tjera

Neshvill, 28 mars 2023 (MIA) - Policia te gruaja e cila e ka kryer sulmin në shkollën në Neshvill dhe në këtë rast vrau gjashtë persona, ka gjetur një fletore shënimesh  se ajo ka planifikuar dhe sulme në vende të tjera, bëri të ditur policia amerikane. 

Në "manifestin" e gjetur është theksuar  se "do të ketë vrasje në disa lokacione dhe shkolla është njëra prej tyre", deklaroi shefi i policisë së Neshvill, Xhon Drejk për televizionin amerikan.

Në shkollën fillore private krishtere në qytetin amerikan Neshvill, dje u vranë tre fëmijë dhe tre të rritur.

 Sulmuesi ishte gruaja e re transgjinore Odri Elizabet Holl (28), e cila u gjet e vdekur pas një shkëmbim zjarri  me policinë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR