• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia suedeze e ndjek hetimin nga autoritetet kineze për një anije në Detin Baltik

Policia suedeze e ndjek hetimin nga autoritetet kineze për një anije në Detin Baltik

Stokholm, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Policia suedeze sot kumtoi se do të marrë pjesë si vëzhgues, derisa autoritetet kineze hetojnë një anije me flamur kinez në Detin Baltik, në zonën ku u dëmtuan muajin e kaluar dy kabllo për transmetimin e të dhënave.

Kryeministri suedez Ulf Kristerson deklaroi në fund të nëntorit se vendi i tij i ka kërkuar zyrtarisht nga Kina që të bashkëpunonte në hetimin e dëmtimit të kabllove, që ndodhi në ujërat suedeze.

Autoritetet suedeze, finlandeze dhe lituaneze po hetojnë dëmtimin e kabllove, ndërsa ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se dyshon në sabotim. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR