• e premte, 27 dhjetor 2024

Policia shqiptare ka shkatërruar një grup kontrabandistësh të armëve, municionit dhe eksplozivëve nga Kosova

Policia shqiptare ka shkatërruar një grup kontrabandistësh të armëve, municionit dhe eksplozivëve nga Kosova

Tiranë, 5 shkurt 2024 (MIA) - Policia në Tiranë shkatërroi një grup kriminal, të përbërë nga shtetas të Kosovës, të cilët importonin ilegalisht lëndë eksplozive, armë dhe municione nga Kosova në Shqipëri.

"Janë sekuestruar 203 kallëpe tritol të destinuara për përdorim nga grupet kriminale në Shqipëri, të cilat shiteshin me një çmim deri në 5 mijë euro. Çdo kallëp peshon 40 kilogramë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër armë zjarri pistoleta, tre celularë dhe një automjet", deklaroi Tonin Vocaj, drejtor i Policisë së Tiranës.

Sipas tij janë arrestuar shtetasit kosovarë Rigon Malini, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, banorë të Gjilanit, ndërsa dy janë në kërkim.

Ai shtoi se grupi kriminal ndiqej për një kohë të gjatë, ndërsa specialiteti i tij ishte kontrabanda e armëve, municionit dhe lëndëveeksplozive-tritol. ls/

Foto: MPB-ja e Shqipërisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR