• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia shqiptare ka asgjësuar 25 mijë bimë kanabisi në Velipojë

Policia shqiptare ka asgjësuar 25 mijë bimë kanabisi në Velipojë

Tiranë, 9 qershor 2024 (MIA) - Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër", ku kanë marrë pjesë 700 policë, në pjesën veriore të Shqipërisë, në atarin e Velipojës janë asgjësuar rreth 25 mijë bimë marihuanë.

Të dyshuarit, si kultuvues të kësaj bime, janë tre vëllezër të moshës prej 30 deri 36 vjeç, banorë të fshatit Rrjoll, të cilët janë në kërkim. Po ashtu, dy punonjës në Elektrodistribucion ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në reagimin në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, e ka përshëdnetur aksionin, duke i dhënë përkrahje policisë që me vendosmëri të vazhdojë në luftën kundër prodhimnit të kësaj bime narkotike.

"Policia e Shtetit vijon çdo ditë kontrollet në tërë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Përveç në terren, prej paradokohe, kontrolli bëhet edhe me drone", ka shkruar Balla, duke publikuar video nga aksioni. bsh/

Foto: FB Balla

QËNDRONI TË LIDHUR