• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia shqiptare e sqaroi arerstimin e Metës: E kemi lutur të dalë nga automobili, por ai në mënyrë arrogante dhe me fyerje refuzoi dhe u arrestua me forcë

Policia shqiptare e sqaroi arerstimin e Metës: E kemi lutur të dalë nga automobili, por ai në mënyrë arrogante dhe me fyerje refuzoi dhe u arrestua me forcë

Tiranë 21 tetor 2024 (MIA) - (MIA) - Pas reagimeve të ashpra të partive opozitare dhe një pjese të opinionit se është shkelur çdo e drejtë gjatë arrestimit të ish presidentit dhe liderit aktual të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vonë pasdite policia u prononcua me kumtesë lidhur me mënyrën e arrestimit.  

"Policia ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për arrestimin e Metës, i cili akuzohet për korrupsion dhe krim të organizuar", thuhet në kumtesë.

Policia sqaron se rreth orës 13:15, në zonën e Laprakës, në "Kthesën e Kamzës", Meta po udhëtonte me një automjet drejt Tiranës. Në atë moment, forcat operacionale ndaluan automjetin dhe i njoftuan Metës vendimin për masën e sigurisë "arrest në burg”.

"Meta ka kundërshtuar arrestimin, duke lëshuar fjalë fyese ndaj përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Përdorimi i forcës u bë i nevojshëm pas rezistencës aktive të Metës për të zbatuar vendimin e gjykatës", thuhet në kumtesën e policisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR