• e diel, 06 tetor 2024

Policia norvegjeze ka sekuestruar një sasi rekord kokaine pas një lajmërimi nga Gjermania

Policia norvegjeze ka sekuestruar një sasi rekord kokaine pas një lajmërimi nga Gjermania

Oslo, 31 mars 2023 (MIA) - Autoritetet në Norvegji kanë konfiskuar një sasi rekord kokaine të fshehur në një ngarkesë me fruta amerikano-jugore, pas një lajmërimi nga Gjermania, njoftoi DPA.

Policia norvegjeze kumtoi se më shumë se 800 kilogramë drogë u kapën në kryeqytetin Oslo këtë javë.

“Megjithatë, asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani”, tha inspektorja Greta Metlid në një konferencë për shtyp.

Dërgesa, e cila ka një vlerë të përllogaritur rrugore prej dhjetëra milionë euro, lidhet me 1200 kilogramë kokainë të gjetur së fundmi mes bananeve ekuadoriane në shtetin gjerman Brandenburg. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR