• e diel, 23 qershor 2024

Policia në Tiranë ka konfiskuar armë dhe municion të kontrabanduara nga Kosova

Policia në Tiranë ka konfiskuar armë dhe municion të kontrabanduara nga Kosova

Tiranë, 24 maj 2024 (MIA) - Në një aksion policor në Tiranë është parandaluar kontrabanda e armëve dhe municionit të futura nga Kosova me qëllim të shitjes në Shqipëri.

Në aksionin, në parkingun e terminalit të autobusëve, ishin kapur edhe arrestuar katër shtetas të Kosovës të moshës prej 20 deri 28 vjet.

Dy prej tyre në autobus kishin vendosur një çantë, në të cilën janë gjetur 10 pistoleta, 10 krehra plumbash dhe sasi e madhe e municionit, pas çka dy të tjerët me automjet e ndiqnin autobusin përgjatë gjithë relacionit. 

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, një automjet dhe pesë celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë", qëndron në kumtesën e policisë.

Para pak kohësh policia shqiptare ka parandaluar kontrabandën e armëve në vendkalimin kufitar Morinë, në Kukës duke bërë të ditur se "është parandaluar dhe zbardhur edhe një rast i përpjekjes së transportit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri". fc/

Fotografia: Policia e Tiranës

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR