Policia në Mozambik vrau dhjetë të mitur gjatë demonstratave
- Policia e Mozambikut ka vrrë të paktën dhjetë protestues të mitur dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në përpjekje për të shuar protestat me javë të tëra pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, bëri të ditur sot Hjuman rajts uoç.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:10, 25 nëntor, 2024
Maputo, 25 nëntor 2024 (MIA) - Policia e Mozambikut ka vrrë të paktën dhjetë protestues të mitur dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në përpjekje për të shuar protestat me javë të tëra pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, bëri të ditur sot Hjuman rajts uoç.
Qindra të mitur të tjerë janë arrestuar gjatë muajit të kaluar, pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, bëeri të ditur grupi për të drejtat e njeriut.
Ky vend i Afrikës jugore ishte përfshirë nga trazirat që kur kandidati i partisë në pushtet u shpall fitues i zgjedhjeve të 9 tetorit, edhe krahas pretendimeve të opozitës për mashtrim dhe kritikave të votave nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë, duke përfshirë një ekip nga Bashkimi Evropian.
Autoritetet në Mozambik nuk kanë dhënë detaje për atë se sa njerëz janë vrarë apo arrestuar në protesta, por thonë se disa nga demonstratat janë bërë të dhunshme dhe forcat e sigurisë u është dashur t'i shtypin ato.
Daniel Çapo u shpall fitues i zgjedhjeve të 24 tetorit, duke vazhduar sundimin e pandërprerë gjysmëshekullor të partisë Fronti për Çlirimin e Mozambikut që nga pavarësia nga Portugalia në vitin 1975.
Fronti Çlirimtar i Mozambikut, i njohur më mirë si Frelimo, shpesh akuzohet se ka manipuluar zgjedhjet për të qëndruar në pushtet.
Ka pasur protesta të dhunshme që nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, por këto demonstrata kanë qenë sfida më e madhe për sundimin e gjatë të Frelimos.
Protestat u përhapën në rrugët e kryeqytetit Maputo dhe qyteteve të tjera të mëdha pasi sulmues të panjohur vranë dy funksionarë të lartë të opozitës.
Që atëherë, mijëra i janë përgjigjur thirrjeve të rregullta për protesta në rrjetet sociale nga kandidati i pavarur presidencial Venanci Mondlejn, i cili humbi nga Çapoja.
Mondlejni u largua nga vendi me frikë për sigurinë e tij pas vrasjes së avokatit të tij, një nga dy figurat e opozitës të vrarë.
Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thanë se të paktën 30 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë që qëlluan mbi protestuesit, ndërsa grupet e Mozambisë thanë se numri i të vdekurve është rreth 50.
Oda e Avokatëve të Mozambikut tha në fillim të këtij muaji se kishte siguruar lirimin e më shumë se 2.700 personave që ishin arrestuar, shumë prej tyre adoleshentë.
Foto: EPA