• e mërkurë, 03 korrik 2024

Policia në Mejn në kërkim pas rezervistit, i cili vrau 18 persona

Policia në Mejn në kërkim pas rezervistit, i cili vrau 18 persona

Uashington, 26 tetor 2023 (MIA) - Policia në Mejn sot është në kërkim pas rezervistit të armatës amerikane, i cili vrau 19 dhe plagosi 13 persona në qytetin Leviston natën e kaluar.

Policia u sistemua në pjesën jugore të qytetit Mejn në kërkim pas të dyshuarit kryesor, Robert R. Kard, rezervist në armatën amerikane, i cili gjatë verës ka qenë në mjekim në institucion psikiatrik.

Shkollat publike në rajon e kanë anuluar mësimin sot, ndërsa policia i ka këshilluar banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Presidenti amerikan Xho Bajden tha se kombi është në pikëllim për shkak të "edhe një të shtënë të pakuptimtë dhe tragjike", me ç'rast humbën jetën 18 persona në Leviston, Mejn dhe u bëri thirrje republikanëve në Kongres të ndihmojnë në miratimin e ligjeve më të ashpra për armë. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR