• e premte, 08 nëntor 2024

Policia kthehet në rrugët e Dakës pas përfundimit të grevës

Policia kthehet në rrugët e Dakës pas përfundimit të grevës

Daka, 12 gusht 2024 (MIA) - Policia në Bangladesh sot rifilloi patrullimet në kryeqytetin Daka duke i dhënë fund grevës njëjavore.

Policët u tërhoqën nga rrugët e qytetit të madh prej 20 milionë banorë javën e kaluar, pasi dorëheqja e ish-kryeministres Sheik Hasina dhe ikja jashtë vendit i dha fund sundimit të saj 15-vjeçar.

Policia premtoi se nuk do të vazhdojë me punë derisa nuk i garantohet siguria në detyrë, por ata kanë rënë dakord të kthehen pas bisedimeve gjatë natës vonë me qeverinë e re të përkohshme të udhëhequr nga nobelisti Muhamed Junus. 

"Sindikata e policisë mbrëmë i dha fund grevës. Policët sot u kthyen në punë", deklaroi zëdhënësi i forcave Enamul Hake Sagor, raportuan mediat franceze. 

Sipas sindikatës kombëtare të policisë, rreth 450 prej 600 stacioneve policore në vend kanë qenë shënjestër e zjarrvënieve dhe sulmeve vandalë gjatë muajit të kaluar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR