• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia kroate po negocion me një burrë me armë në spitalin Rebro të Zagrebit

Policia kroate po negocion me një burrë me armë në spitalin Rebro të Zagrebit

Zagreb, 3 shtator 2024 (MIA) - Një person i paidentifikuar sot ka hyrë me armë në Qendrën spitalore klinike Rebro në Zagreb, njoftojnë mediat kroate.

Sipas informacioneve të “Jutarnji list”, alarmi ka mbërritur në polici në orën 10:05. Policia ende nuk ka përcaktuar nëse bëhet fjalë për një armë të vërtetë.

Në terren ndodhet edhe njësia e ndërhyrjes, e cila së bashku me nëpunësit e IP Zagreb po zhvillojnë negociata me burrin.

Sipas të njëjtës gazetë, mjekët, personeli i spitalit dhe pacientët u mbyllën në ordinancat për shkak të sigurisë së tyre. ls/ 

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR