• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia keniane arrestoi një "vrasës serik" i cili e pranoi se ka vrarë 42 gra

Policia keniane arrestoi një

Najrobi, 15 korrik 2024 (MIA) - Policia keniane sot arrestoi një "vrasës serik" i cili e pranoi se ka vrarë 42 gra, pasi në një deponi në Najrobi ishin gjetur nëntë trupa të gjymtuar. 

Kolins Xhumaisi Halusha (33) është arrestuar pasi e "pranoi se ka mashtruar dhe vrarë 42 gra", ndërsa pastaj i kishte hedhur trupat e tyre në një deponi", deklaroi një përfaqësues i policisë në konferencë për media. 

I dyshuari, ishte gjetur pas një analize në telefonin mobil të një prej viktimave, ishte arrestuar para një kafeneje, ku kishte ardhur që ta shihte finalen e Kampionatit të Futbollit Evropian. 

Në momentin e arrestimit ai përgatiste edhe një vrasje. fc/

Fotografia: EPA 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR