Policia ka bastisur shtëpinë e atentatorit të kryeministrit sllovak
- Policia sllovake ka bastisur shtëpinë e personit të akuzuar që plagosi kryeministrin Robert Fico i cili ende ndodhet në spital në repartin e kujdesit intensiv, publikuan mediat lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 16:59, 17 maj, 2024
Bratislavë, 17 maj 2024 (MIA) - Policia sllovake ka bastisur shtëpinë e personit të akuzuar që plagosi kryeministrin Robert Fico i cili ende ndodhet në spital në repartin e kujdesit intensiv, publikuan mediat lokale.
Sipas incizimeve në kanalin televiziv Markiz, hetuesit e kanë marrë sulmuesin e dyshuar, të veshur me antiplumb dhe helmetë, në apartamentin që ai ndan me gruan e tij në qytetin Levice.
"Policia kaloi disa orë në ndërtesën, nga aty kanë marrë kompjuterin dhe dokumentet", publikoi kanali televiziv privat.
Policia nuk ka pranuar të komentojë zhvillimin e hetimeve dhe nuk ka dashur të zbulojë emrin e të dyshuarit, por mediat e kanë identifikuar atë si pensionistin 71-vjeçar Jurja Cintulu.
Ai dje u akuzua për tentim për vrasje dhe një sulm me të cilin policia e vlerëson si "të motivuar politikisht".
Kryeministri Fico është sulmuar pardje kur ka dashur të përshëndesë pjesëtaret në fund të seancës së qeverisë në qytetin Handlovi, 80 kilometra larg Levices. Fico është transportuar menjëherë në spitalin e Banjska Bistricës ku i është nënshtruar një operacioni pesë orësh.
Presidenti i sapozgjedhur Piter Pelegrini dje tha se kryeministri është ende në gjendje të rëndë. Ai gjithashtu bëri të ditur se të hënën do të mblidhet Këshilli i mjekëve për të vendosur për vazhdimin e trajtimit.
Sulmi ka shokuar Sllovakinë dhe ka nxit frikën për dhunë të mëtejshme në vendin shumë të polarizuar, vetëm disa javë para zgjedhjeve evropiane. rq/
Foto: arkivi i MIA-s