• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia izraelite ndaloi përkohësisht një imam për shkak të lutjes për liderin e vrarë të "Hamas"

Policia izraelite ndaloi përkohësisht një imam për shkak të lutjes për liderin e vrarë të

Tel Aviv, 3 gusht 2024 (MIA) - Policia izraelite ndaloi përkohësisht imamin e xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit për shkak të lutjeve për liderin e vrarë të grupit palestinez "Hamas", Ismail Hanieh, i cili u varros dje në afërsi të kryeqytetit të Katarit, Doha, transmetoi DPA.

Policia e ndaloi dje 85-vjeçarin Ekrima Sabri disa orë pas lutjeve dje, kumtuan avokatët e tij. Mediat në Izrael raportuan se autoritetet po hetojnë nëse Sabri ka nxitur dhunë me lutjet e tij.

Sabri tha se banorët e Jerusalemit do t'i luten Allahut që t'i japë mëshirë dëshmorit. “Ne po kërkojmë mëshirë dhe parajsë për të”, tha imami sipas informacioneve.

Lëvizja Hamas, e cila lufton kundër Izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi të mërkurën se Hanieh ishte vrarë. Në varrimin e tij morën pjesë anëtarë të grupeve të armatosura palestineze Hamas dhe Xhihad Islamik, si dhe zyrtarë nga Katari dhe Irani. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR