• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia greke: Tifozët e Dinamo Zagrebit kishin bashkëpunëtorë tifozë grekë

Policia greke: Tifozët e Dinamo Zagrebit kishin bashkëpunëtorë tifozë grekë

Athinë, 8 gusht 2023 (MIA) - Për incidentin e djeshëm mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagreb në Athinë në të cilin një person ishte vrarë, ndërsa tetë persona janë lënduar, nga policia greke përmes një kumtese sqaruan se një grup prej rreth 100-120 tifozë të klubit kroat, bashkë me tifozë grekë - bashkëpunëtorë kishin mbërritur në afërsi të stadiumit të ekipit të Athinës, ku ishin mbështetësit e AEK, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Vijuan incidente mes tifozëve të të dyja ekipeve, me hedhjen e materialeve piroteknike, mekanizma të improvizuar shpërthyes, mjete, gurë, ndërsa ishin përdorur edhe shufra të improvizuara. 

Menjëherë kishte mbërritur policia e cila ka intervenuar që të ndërpriteshin incidentet dhe ishin arrestuar gjithsej 98 persona. 

Nga policia njoftuan se po vijon hetimi preliminar, ndërsa në mënyrë intensive vazhdon hetimi për zbulimin e kryerësve shtesë.

Incidentet kishin filluar një orë e gjysmë pasi ekipi mysafir kishte përfunduar stërvitjen dhe ishte larguar nga stadiumi.

Ndeshja AEK - Dinamo Zagreb është caktuar për sonte në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa tifozët e ekipit kroat kishin mbërritur me automobila në Athinë edhe krahas ndalesës nga UEFA për praninë e mbështetësve të klubit mysafir. 

Mediat greke shkruajnë se në incidentet e mbrëmshme ishte vrarë një tifoz 22-vjeçar i AEK, të cilin huliganët kroat e kishin therr me thikë. 

Jozyrtarisht, shumica e të arrestuarve janë shtetas kroat. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR