• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia greke kërkon shtyrjen e dy ndeshjeve të futbollit për shkak të protestës dhe vizitës së Erdoganit

Policia greke kërkon shtyrjen e dy ndeshjeve të futbollit për shkak të protestës dhe vizitës së Erdoganit

Athinë, 22 nëntor 2023 (MIA) – Për arsye sigurie, gjegjësisht për shkak të një proteste të planifikuar dhe vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Athinë, policia greke ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Greqisë (EPO) që të ndryshojë datat për dy ndeshje futbolli nga Kupa, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bëhet fjalë për ndeshjet nga një e teta e finales në Kupën e Greqisë, Panatinaikos - Olimpiakos, derbin e përjetshëm të Athinës të planifikuar për në 6 dhjetor, si dhe takimin AEK - Aris një ditë më pas.

Më 6 dhjetor është përvjetori i vrasjes së adoleshentit Aleksis Grigoropulos në vitin 2008 dhe çdo vit mbahen tradicionalisht protesta dhe Athina është nën masa drakonike sigurie.

Një ditë më pas në Athinë do të mbahet Këshilli i Lartë për Bashkëpunim Greqi-Turqi, ku do të marrë pjesë edhe presidenti turk.

Sipas ANA-MPA, për shkak të ngjarjeve specifike “policia nuk mund të garantojë sigurinë e të dyja ndeshjeve” dhe për këtë arsye nga EPO është kërkuar shtyrja e të dyja ndeshjeve, ndërsa Federata kërkon data të reja për zhvillimin e ndeshjeve. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR