• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia greke arrestoi dy persona që vidhnin nëpër objekte turistike, pre e grabitjes edhe pasaporta të Maqedonisë

Policia greke arrestoi dy persona që vidhnin nëpër objekte turistike, pre e grabitjes edhe pasaporta të Maqedonisë

Athinë, 26 gusht 2024 (MIA) - Pasaporta, laptopë, ora dore, stoli ari, telefona celular, çanta për gra, para, mes tyre edhe pasaporta të Maqedonisë dhe denarë janë pjesë e sekuestrimit, sipas fotografive të policisë greke ndaj dy personave të arrestuar të cilët ngarkohen për 16 vjedhje në objekte turistike në Selanik, Halkidiki, Nafplio dhe Janinë në periudhën nga 17 deri 23 gusht, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga policia greke njoftojnë se janë arrestuar një shtetas i huaj dhe një greke, ndërsa vlera e përgjithshme e gjësendeve të vjedhura vlerësohet në mbi 40.000 euro. 

Punonjës policor të Drejtorisë së sigurisë në qytetin e Janinës dhe stacionit të policisë së Kallikratisë në Halkidiki me përdorimin e aplikacionit për gjetjen e celularëve i cili ishte vjedhur nga Nea Kalikratia, kanë arritur të lokalizojnë të arrestuarit në zonën e Janinës.

Pas bastisjes në dhomën e hotelit ku ata qëndronin, u gjetën celularët e vjedhur, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, sende me vlerë dhe dokumente udhëtimi.

"Nga hetimi dhe verifikimi i identifikimit të objekteve të sipërpërmendura, ka rezultuar se të pandehurit janë shoqëruar për të kryer vjedhje në objekte turistike (kryesisht apartamente me qira) në rajone të ndryshme të vendit, ku hynin nga pika të pambrojtura, nga ku merrnin para, pajisje elektronike, bizhuteri dhe pasaporta", njoftoi policia greke.

Paralelisht, së bashku me njoftimin, policia ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se në mesin e sendeve të vjedhura ka edhe pasaporta dhe denarë të Maqedonisë. 

Policia konstatoi se të arrestuarit kanë kryer tri vjedhje më 17 gusht në qytetin e Nafplios në Peloponez, 12 vjedhje në rajonin e Selanikut dhe Nea Kalikratia në Halkidiki në periudhën 19 deri 22 gusht dhe një vjedhje në qytetin e Janinës më 23 gusht. 

Nga policia greke shtojnë se shumica e sendeve të vjedhura të gjetura u zbuluan dhe iu kthyen të dëmtuarve, ndërsa hetimet vazhdojnë për gjetjen e pronarëve të sendeve të sekuestruara. qa/

Foto: Policia greke

 

QËNDRONI TË LIDHUR