• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia gjermane ka bastisur shtëpitë e anëtarëve të lëvizjes ekstremiste "Qytetarët e Rajhut"

Policia gjermane ka bastisur shtëpitë e anëtarëve të lëvizjes ekstremiste

Berlin, 22 qershor 2023 (MIA) - Policia gjermane ka bastisur shtëpitë e lëvizjes ekstremiste "Qytetarët e Rajhut", lajmëroi DPA.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e pesë personave në një operacion të kahëzuar drejt grupit ekstremist të djathtë, e cila gjoja insiston për ta rrëzuar Qeverinë gjermane, tha një përfaqësues zyrtar.

Bastisje janë kryer në shtëpitë e katër burrave nga Baden-Virtemberg dhe një person nga Saksonia e Poshtme, tha mbrëmë zëdhënësja e Zyrës së prokurorit publik.

"Në të pesë rastet ka dyshime për anëtarësim në një organizatë terroriste", tha ajo.

Operacioni është i lidhur me një bastisje të madhe që synonte biznesmenin Hajnrih XIII  princin Rojs, i cili dyshohet se ishte udhëheqësi i grupit, thuhet në kumtesë.

Grupi ekstremist "Qytetarët e Rajhut", ose në gjermanisht "Rajhsburger", vë në pikëpyetje legjitimitetin e Republikës Federale të Gjermanisë. Shërbimi gjerman i sigurisë beson se rreth 23,000 njerëz janë anëtarë të këtij grupi.

Kërkimet e fundit pasuan një bastisje të madhe dhjetorin e kaluar që synonte këtë grup ekstremist.

Pas bastisjeve, Zyra e Prokurorisë Federale arrestoi më shumë se njëzet të dyshuar në Gjermani, Austri dhe Itali, duke përfshirë ish-oficerë, policë dhe një ish-deputet të Bundestagut, i cili ishte përfaqësues i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë. sa/

foto:arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR