• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Policia franceze arrestoi mbi 700 persona në trazirat në mbarë vendin

Policia franceze arrestoi mbi 700 persona në trazirat në mbarë vendin

Paris, 2 korrik 2023 (MIA) - Policia franceze arrestoi të paktën 719 persona gjatë trazirave kundër brutalitetit të policisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme sipas vlerësimit fillestar. 

Ministria në Tuiter njoftoi edhe se në trazira janë lënduar 45 policë. 

Në periferinë jugore të Parisit L'aj le Roz, sulmuesit e kanë sulmuar shtëpinë e kryetarit të komunës. Sulmi kishte ndodhur në orën 1:30, kur Vinsent Zhanburn ishte në zyrën e tij. Bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët flinin kur disa sulmues të panjohur e thyen derën e hyrjes dhe e kishin djegur automobilin. 

Trazirat u shkaktuan nga të shtënat fatale të martën ndaj një shoferi 17-vjeçar nga policia gjatë një kontrolli në komunikacion. 

Policit të dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit i është caktuar paraburgimi dhe po përballet me hetim preliminar për vrasje nga pakujdesia. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR