• e martë, 24 dhjetor 2024

Policia financiare me padi penale kundër personit P.B., ish drejtor i përgjithshëm i Lotarisë shtetërore

Policia financiare me padi penale kundër personit P.B., ish drejtor i përgjithshëm i Lotarisë shtetërore

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtoria e policisë financiare, deri te Prokuroria themelore publike Shkup, sot ka dorëzuar padi penale kundër personit P.B. në cilësi të drejtorit të përgjithshëm në Shoqatën aksionale për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për veprën e kryer penale - Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, sipas nenit 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I denoncuari P.B. në cilësi të drejtorit të përgjithshëm në Shoqatën aksionale për organizimin e lojërave të fatit - Lotaria Shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga Policia financiare, gjatë vitit 2023 "i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare".

"Edhe pse ishte i vetëdijshëm dhe e dinte se SH.A. Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë të organizojë lojëra fati elektronike dhe në internet, respektivisht e njëjta është futur në tërësi si depozitë themeluese gjatë themelimit të Shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit Video Lotaria Shtetërore - Kasinos Austria SHPK Shkup me Marrëveshje për themelim prej 12.12.2013, e lidhur në kohëzgjatje prej 15 vitesh, në pajtim me nenin 34 të Ligjit për shoqëritë tregtare dhe nenin 7 nga Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i denoncuari P.B. mori vendim për realizimin e një prokurimi publik deri në 1.100 terminale video lotarie me pajisje periferike, nga të cilat gjatë vitit 2024 ka blerë 825 terminale video lotarie", thuhet në kumtesë.

Me këtë procedurë, P.B. e ka dëmtuar buxhetin e Shoqatës me vlerë të përgjithshme prej 501.319.119 denarë , me ç'rast ka kryer vepër penale Keqpërdorim të pozirës zyrtare dhe autorizimit me nenin 353, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR