• e premte, 27 dhjetor 2024

Policia e Shqipërisë kreu bastisje në kampin e muxhahedinëve afër Durrësit

Policia e Shqipërisë kreu bastisje në kampin e muxhahedinëve afër Durrësit

Tiranë, 20 qershor 2023 (MIA) - Policia e shtetit shqiptar sot kumtoi se ka filluar kontroll operativ në kampin e muxhahedinëve "Ashraf" në Manëz, afër Durrësit, ku janë të vendosur mbi tre mijë persona.

Sipas kumtesës së Policisë së shtetit, kontrolli vjen në kuadër të vendimit të Gjykatës speciale për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Në zbatimin e vendimit të Gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe urdhrit për ekzekutim të Prokurorisë pranë kësaj gjykate, për kontroll të të gjitha hapësirave dhe zyreve në të cilat jetojnë personat për shkaqe humanitare, policia shtetërore në kuadër të planit operativ, filloi kontroll në[ të gjitha hapësirat dhe zyret e kampit të MEK, në Manëz, afër Durrësit", kumtoi policia.

Shton se gjatë zbatimit të kontrolleve të urdhëruara nga Gjykata, Policia e Shtetit ndërmori masa për zbatimin e tyre, me plan kontrollues në hapësirat e territorit të kampit MEK "rreptësisht duke e zbatuar etikën dhe komunikimin dhe duke i respektuar të drejtat themelore dhe liritë e të gjithë qytetarëve dhe bashkësisë që jeton në atë kamp".

Informata të hollësishme rreth aksionit policia paralajmëron pas përfundimit të të njejtit.

Ndërkohë, mediumet lajmërojnë se ka ardhur deri te përleshja mes policëve dhe njerëzve atje. të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk kanë lejuar policinë të kryejë kontroll.

Duke transmetuar deklarata të pjesëtarëve të muxhahedinëve, ata pohojnë se policia ka prëdorur gaz lotsjellës dhe se një person është vrarë, por burime policore demantojnë se ka viktima gjatë kontrollit në kamp. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR