• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia e Kosovës konfiskoi para nga kasaforta e NBS në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës konfiskoi para nga kasaforta e NBS në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 30 maj  2024 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se gjatë bastisjes në filialin e "Narodna Banka Srbije" (NSB) në veri të Mitrovicës, e mbyllur më 20 maj me të gjitha pesë filialet e bankës "Kursimorja postare" në veri të Kosovës, ka konfiskuar dinarë, euro dhe franga zvicerane.

Policia e Kosovës më 20 maj i ka mbyllur filialet e "Kursimores postare" dhe kasafortën e NBS në Mitrovicë, por, nuk ka arritur ta hapë kasafortën, pasi personi përgjegjës, i cili i ka pasur çelësat nuk ka qenë i pranishëm.

Mbrëmë është hapur kasaforta nga ana e personit përgjegjës, me ç'rast janë konfiskuar 152.290.00 dinarë,  4.580 euro dhe 940 franga zvicerane, ndërsa menaxherja është intervistuar.

Në bazë të Dekretit të Prishtinës, nga 1 shkurti lejohet pagesa me para të gatshme vetëm në euro, respektivisht dinari është i ndaluar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR