• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Policia e Francës arrestoi 217 protestues në protestat kundër reformës pensionale

Policia e Francës arrestoi 217 protestues në protestat kundër reformës pensionale

Paris, 17 mars 2023 (MIA) - Policia franceze mbrëmë arrestoi 217 persona gjatë protestave në Paris kundër reformës pensionale kontraverse që ishte shtyrë në Parlament pa votim përfundimtar në Dhomën e Poshtme, raportuan mediat lokale.

Televizioni Frans Info, duke cituar burimet policore, kumtoi se 217 persona janë arrestuar gjatë trazirave në Plas de la Konkord në qendrën e Parisit, në afërsi të vendit për takime në Dhomën e poshtme të Parlamentit.

Sipas mediave, policia përdori toptha uji dhe gaz lotsjellës. Demonstrantët, mes tjerash, ndezën paleta druri dhe hodhën gjëra ndaj policëve. Gjatë shpërthimit të konfliktit, në shesh kishte rreth 6.000 kundërshtarë të reformës pensionale.

Dje pasdite, qeveria franceze në momentin e fundit vendosi ta zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emanuel Makron, e cila parashikon rritje graduale të kufirit të pleqërisë  për pensionim prej 62 në 64 vjet. Në procedurë, qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte i pasigurt.

Protestat shpërthyen edhe në qytete të tjera franceze, ndërsa sindikatat që bënë thirrje për një ditë të re kombëtare të grevës dhe protestave që do të mbahen të enjten e ardhshme. Miliona njerëz kanë dalë tashmë në rrugë kundër reformës së propozuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR