• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia e Australisë kumtoi se sulmi në kishën në Sidnej është akt terrorist

Policia e Australisë kumtoi se sulmi në kishën në Sidnej është akt terrorist

Kanbera, 16 prill 2024 (MIA) - Policia e Australisë sot kumtoi se sulmi i djeshëm me thikë gjatë një rituali kishtar në afërsi të Sidnejt do të trajtohet si akt terrorist.

Policia dje ka arrestuar një 15 vjeçar pasi në kishën në Vejkli, rreth 30 kilometra në perëndim të Sidnejt, ka goditur me thikë katër persona, mes tyre dhe peshkopin e kishës. Të lënduarit, mes të cilëve edhe sulmuesi kanë marrë lëndime të lehta.

Sulmi ka ndodhur gjatë kohës së predikimit që u transmetua drejtpërdrejtë në internet.

Ky është sulmi i dytë me thikë në Sidnej në ditët e fundit. Me 13 prill me thikë u goditën për vdekje gjashtë persona në qendrën tregtare "Uestild bondai xhankshn" (Westfield Bondi Junction) në Sidnej. Sulmuesi është qëlluar nga policia. Ngjarja nuk është cilësuar si akt terrorist. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR