• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia britanike njoftoi se 22 policë janë lënduar në trazirat në Sautport, pas një sulmi të përgjakshëm ndaj fëmijëve në qytet

Policia britanike njoftoi se 22 policë janë lënduar në trazirat në Sautport, pas një sulmi të përgjakshëm ndaj fëmijëve në qytet

Sautport, 31 korrik 2024 (MIA) - Policia në qarkun anglez të Mersisajdit njoftoi se 22 policë janë lënduar në trazirat në Sautsport, të cilat shpërthyen pasi tre vajza u goditën me thikë për vdekje dhe pesë fëmijë u lënduan rëndë në një orë vallëzimi dhe joga për fëmijë në qytetin bregdetar.

Sipas hetuesve, sulmi nuk ka lidhje me terrorizëm.

Policia njoftoi se ka arrestuar një djalë 17-vjeçar nga Kardifi, Uells dhe ka paralajmëruar se në internet po përhapen zëra se i dyshuari është një azilkërkues i cili mbërriti në Britaninë e Madhe me anije.

Protestuesit mbrëmë u përleshën me forcat e rendit jashtë një xhamie në Sautport.  Gjithsej janë lënduar 22 policë, tetë prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Protestuesit, përfshirë mbështetës të Lidhjes së Mbrojtjes angleze të ekstremit të djathtë, i vunë flakën një furgoni policie dhe makinave të qytetarëve, hodhën tulla në një xhami lokale dhe dëmtuan një dyqan.

Mbrëmë në orën 19:54 sipas kohës lokale, një urdhër hyri në fuqi duke i dhënë policisë kompetenca më të mëdha për të ndaluar dhe kontrolluar njerëzit. Policia garanton se kjo masë synon parandalimin e akteve të mëtejshme të dhunës dhe se nuk do të prekë qytetarët e thjeshtë të cilët do të mund të kryejnë në mënyrë paqësore detyrimet e tyre të përditshme.

Sekretarja britanike e Brendshme, Ivet Kuper, e dënoi agresionin.

"Është absolutisht një turp... Në këtë moment secili duhet të tregojë respekt për komunitetin dhe policinë," tha Kuperi. “Skenat e dhunës që pamë në rrugët e Sauportit mbrëmë nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si njerëzit e Sautportit u bashkuan për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të qëndruar pas familjeve të pikëlluara”, shtoi ministri britanik, duke theksuar se nuk duhet të ketë spekulime me motivet dhe rrethanat e krimit. qa

Foto:EPA

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR